CLIMATE-FRESH

Në një periudhë shumë të shkurtër kohore (rreth 10 minuta) largon aromat e pakëndshme të shkaktuara nga bakteret dhe lagështia nga kondicionerët dhe kanalet e ventilimit dhe brendësia e automjeteve. Lehtë për t’u përdorur pa hequr filtrat e pluhurit dhe ajrit. Ajo lë një erë të këndshme dhe parandalon reaksionet alergjike.

 

Pastron dhe dezinfekton kondicionerin e brendshëm dhe ajrin në automjete.

 

Kat. nr:      4065

Përdorimi: Para aplikimit të produktit, sipërfaqja e avulluesit duhet të thahet duke përdorur sistemin e ngrohjes së automjetit. Për këtë, motori duhet të ndizet. Më pas, sistemi i kondicionimit duhet të fiket. Vendosni temperaturën në maksimum (të ngrohtin) dhe sistemi i ngrohjes dhe i ventilimit të jenë të pozicionuar në drejtimin e këmbëve.. Lëreni sistemin të funksionojë për 10 min. në fuqi maksimale të ventilatorit dhe në mënyrën e qarkullimit. Shkundni kanaçen mirë përpara përdorimit. Rregulloni shpërndarësin e ajrit të pastër të jetë i pozicionuar nëmesin e veturës (pasagjerët) dhe pjesën e sipërme (xhamin e përparmë). Vendoseni atë në zonën e marrjes së sistemit të qarkullimit të ajrit (kryesisht zona e këmbeve të pasagjerit) me mbulimin e kutisë. Pastaj, aktivizoni kokën e sprejit derisa të futet në vend. Dritaret dhe dyert e automjetit duhet të mbahen të mbyllura gjatë kohës së spërkatjes dhe ekspozimit (rreth 10 min.). Pas pastrimit, sipërfaqja e avulluesit duhet të thahet përsëri përafërsisht 10 min. dhe në të njëjtat parametra të ngrohjes dhe ventilimit. Në fund, fikeni motorin dhe ajrosni pjesën e pasagjerit të automjetit përafërsisht 10 min. me hapjen e dyerve.

Paketimi: 150 ml

ASISTENT PERSONAL

Këtu jemi për pyetjet tuaja:
Telefon: 02 3103 130, 071 356 406
ose përmes kontaktit

MADE IN GERMANY

Cilësi më e lartë bazuar në kërkime, zhvillim dhe prodhim në Gjermani

OFERTA E PLOTЁ

Zgjidhni më shumë se 4000 produkte.
Gjithë në vendin e njejtë.