LIQUI MOLY është markë më e mire

Shoferët zgjodhën LIQUI MOLY-n si fitues.
Mars 2019 – Mbi gjashtë milionë lexues votuan dhe e zgjodhën markën më të mirë të vajrave të motorrit.Lexuesit e revistës gjermane “Auto Motor und Sport”, “Auto Bild”, “Auto Zeitung” dhe “Motorsport” ranë dakord se LIQUI MOLY është markë më e mirë në klasën e saj.

Rezultatet e sondazheve nuk janë vetëm një reflektim i cilësisë, por një mbështetje e plotë shërbimi e ofruar nga LIQUI MOLY.

Në “Auto Bild”, ky është viti i tetë me radhë që LIQUI MOLY është përzgjedhur si markë më e mirë e vajrave të motorëve, ndërsa në “Auto Motor und Sport” dhe “Auto Zeitung” për të nëntin vit radhazi.

LIQUI MOLY tregoi rezultate të mira edhe në kategorinë e produkteve të mirëmbajtjes së automjeteve, dhe kjo markë përfundoi e dyta në “Auto Zeitung” si dhe në revistat “Auto Motor und Sport”. Për herë të parë këtë vit, LIQUI MOLY fitoi edhe në “Motorrad”, revistën më popullore motorike në Evropë, edhe atë sipas përzgjedhjes së lexuesve.