Mars 2019 – Nëse ke përdor aditivin e gabuar, është njëlloj sikur t’i japësh dikujt barë të gabuar. Kjo është arsyeja pse LIQUI MOLY shtoi më shumë mbrojtje për të siguruar që shoferët gjithmonë përdorin aditivë adekuat. Matësit e rinj për aditivët e karburantit nuk lejojnë aditivët e destinuar për motorët me benzinë të shkojnë në rezervoaret me naftë dhe e aditivët e destinuar për motorët me naftë të shkojnë në rezervoaret t për motorët me benzinë. Dhe kjo jep një mbrojtje të shkëlqyeshme për gabimet e bëra që kanë pasoja të kushtueshme.
Për të shmangur këto gabime të kushtueshme, matësit e rinj në gamën e LIQUI MOLY-t përdorin mekanizma mbrojtës që shumë prodhues të makinave tashmë përdorin në automjetet e tyre, e ajo është një nadarëse e veçantë mbrojtëse në rezervuarin që nuk hapet derisa mbushësi të ketë një dimension adekuat.
Deri tani, shtesat e reja të LIQUI MOLY-t kanë diametra të ndryshëm. Matësi I aditivëve të naftës është mjaft i madh për të hapur mbulesën mbrojtëse të rezervuarit, por shumë më i madh për ta hapur rezervuarin e benzinës. Sipas metodologjisë së njëjtë, mbrojtja e rezervuarit së naftës mbetet e mbyllur në qoftë se përpiqeni të shtoni një aditiv benzine.
Matësit e rinj punojnë pa ndonjë problem edhe në rezervuarët pa mbrojtje të rezervuarit.
Si më parë, aditivët vazhdojnë të kenë një kod të veçantë – ngjyrë në bazë të së cilës edhe dallohen – Aditivët e naftës kanë kapaqe të kuqe, ndërsa ato të benzinës ë kanë ngjyrë të kaltërt, vaji të zi dhe aditivët e ftohësit kanë një kapak të bardhë.