LIQUI MOLY sponsor i Bundesligës së hendbollit

Nga korriku I vitit 2019, hendbolli i lartë në Gjermani do të luhet së bashku me LIQUI MOLY-n. Specialisti i naftës dhe aditivët nga Ulmi fituan të drejtat e divizionit më të lartë të meshkujve në hendboll, që tani e tutje do të quhet  LIQUI MOLY Handball Bundesliga.

Marrëveshja midis LIQUI MOLY-t  dhe Bundesligës gjermane në hendboll do të jetë e vlefshme për tre sezone me mundësi të vazhdimit edhe për dy vjet.

Marrëveshja parasheh vendosjen e logos LIQUI MOLY Hendboll Bundesliga (LIQUI MOLY HBL) në mëngët e lojtarëve në të gjitha 18 klubet. Logo blu, e kuqe dhe e bardhë e kompanisë së suksesshme gjermane do të shihet në 306 ndeshje në ligën më të mirë gjermane.

Natyrisht, logoja do të jetë e pranishme në ndeshjet, në fushë, në bordet e reklamave dhe në të gjitha mediat që do të mbulojnë ligën gjermane në hendboll.